Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi” të organizuar nga LDK, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, kujtoi shumë se si shumë kohë më parë e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
Ambasadori amerikan Hovenier tha se “Ibrahim Rugova ishte frymëzim për mua”.
“Me siguri mund të them se ai (Ibrahim Rugova) ishte një frymëzim dhe mentor i imi. Kështu edhe më tej shpreh nderimet e mia për figurën e Ibrahim Rugovës, sepse çfarë ishte dhe çfarë ka bërë, dua të tregoj një histori të shkurtër. Herën e parë që e takova atë ishte këtu në Prishtinë. Isha në udhëtim me Robert Gelbard, isha sekretar i tretë në atë kohë dhe isha duke marrë shënime gjatë atij takimi dhe shpresoja që ai do të më jepte gurin, sepse kjo ishte e famshme dhe ai e bëri dhe isha i thyer”.
“Unë dëshiroja diçka që ishte e imja dhe që ishte e tij dhe ai ma dha, dhe unë u ndjeva shumë i respektuar për atë që bënte dhe përkushtimin e tij e një njeriu shumë pragmatik. Dhe nëse shkoni sot në zyrën time në ambasadë është një gur i vogël. Atje është pjesa e vogël e kristalit tim”, theksoi Hovenier, transmeton KP.