KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Rreziku që vjen nga kaosi i rendit botëror
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Forum

Rreziku që vjen nga kaosi i rendit botëror

22.09.2023
Share
SHARE

Pra ndërsa është përpjekur të forcojë aleancën e saj transatlantike, ka punuar për krijimin  e aleancave të reja në Paqësor. Kina e ka rritur efektivitetin e saj në institucionet ndërkombëtare të themeluara nga perëndimi, si OKB-ja dhe institucionet e saj të specializuara

 

Nga Muhittin ATAMAN

Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe shembja e rendit botëror bipolar në fillim të viteve 1990. Disa përpjekje për të konsoliduar hegjemoninë e Perëndimit, pra atë amerikane, gjatë dekadës së parë të periudhës së pas Luftës së Ftohtë kanë dështuar. Disa mund të argumentojnë se sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin kundër simboleve të hegjemonisë amerikane dhe një pikë kthese në kërkimin e një hegjemoni të ri. Por kundër-reagimi i SHBA-së, përkatësisht pushtimet e Afganistanit dhe Irakut, dështuan. Shtetet e Bashkuara nuk mundën të siguronin dot unitetin e Perëndimit. Vendet e Evropës Perëndimore ndoqën politika të ndryshme, ndonjëherë konfliktuale.

Advertisements

Më pas, disa vende jo-perëndimore si Kina, India dhe Brazili e forcuan autonominë e tyre relative në politikën dhe tregjet botërore. Sa më shumë që vendet jo-perëndimore e rrisnin peshën dhe efektivitetin e tyre në arenën globale, aq më shumë Perëndimi e humbte efektivitetin e tij. Kjo solli destabilitet dhe pasiguri politike dhe ekonomike në mbarë botën. Në këto kushte të gjitha shtetet nisën të marrin masa të ndryshme. Edhe pse shumica e atyre masave ishin jetëshkurtra dhe të përkohshme për shkak të natyrës tranzitore të rendit botëror, shumica e shteteve vazhduan të ndiqnin politika shumëpalëshe, të shpërndara dhe sektoriale. Mjerisht, disa shtete shkojnë më tej dhe me këmbëngulje shtypin të gjithë “butonat” e lojës politike botërore.

Shtetet kanë pasur të paktën 3 përgjigje të ndryshme për zhvillimet e fundit në politikën botërore. Së pari të gjitha shtetet përpiqen të maksimizojnë interesat e tyre kombëtare dhe  në përputhje me rrethanat marrin masat e nevojshme në nivel kombëtar.

Së dyti, shumica e shteteve përpiqen të rrisin efektivitetin e tyre në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe institucionet e saj të specializuara, të krijuara kryesisht nga vendet perëndimore në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore.

Së treti, shumica e shteteve, perëndimore apo jo-perëndimore, përpiqen të ndërmarrin nisma të reja politike, ekonomike dhe të sigurisë për të qenë gati për t’u përballur me ndikimet negative të destabilitetit dhe pasigurive globale.

Hegjemoni aktual i botës, SHBA-ja, dhe sfidantja e tij kryesore, Kina, kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në të tria këto dimensione. Dhe një nga arsyet kryesore është se të gjitha shtetet janë njëkohësisht pro statuskuo-së aktuale por edhe revizioniste. Për shembull, SHBA-ja beson se sistemi aktual, i krijuar prej saj gati 8 dekada më parë, nuk u shërben më interesave të saj kombëtare, ndaj përpiqet ta rishikojë atë. Ndërkohë, Kina ka përfituar nga hegjemonia amerikane gjatë 3 dekadave të fundit. Por në të njëjtën kohë, Pekini po përpiqet të krijojë institucione të reja ndërkombëtare, duke i hapur rrugën hegjemonisë së saj globale. Nga njëra anë SHBA-ja është përpjekur të ruajë rolin e saj udhëheqës në organizatat ndërkombëtare globale dhe rajonale si OKB dhe NATO. Nga ana tjetër, duke qenë se institucionet e vjetra nuk mund të plotësojnë më nevojat e saj, ajo është pioniere në krijimin e institucioneve të reja si AUKUS, pakti trepalësh i sigurisë midis SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.

Pra ndërsa është përpjekur të forcojë aleancën e saj transatlantike, ka punuar për krijimin  e aleancave të reja në Paqësor. Kina e ka rritur efektivitetin e saj në institucionet ndërkombëtare të themeluara nga perëndimi, si OKB-ja dhe institucionet e saj të specializuara. Ajo është pjesë e institucioneve të reja globale si G-20 për të diskutuar dhe zgjidhur çështje globale. Por ka qenë edhe pioniere në krijimin e organizatave ndërkombëtare alternative  si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë dhe BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Gati të gjitha shtetet rajonale dhe globale ndjekin gjithashtu politika të ngjashme dhe përpiqen të maksimizojnë interesat e tyre kombëtare dhe të rrisin efektivitetin e tyre në politikën ndërkombëtare. Situata ndërkombëtare e paqëndrueshme dhe e pasigurt, i ka nxitur  shtetet të ndjekin politika të jashtme shumëpalëshe dhe të larmishme. Të gjitha këto përpjekje dhe nisma do të sjellin bashkëpunim, konkurrencë dhe natyrisht edhe konflikte midis shteteve dhe grupeve të shteteve.

Prandaj, shtetet duhet të jenë më të kujdesshme se më parë në hedhjen e hapave të tyre në politikën ndërkombëtare, pasi nuk ka asnjë garanci se do të ruajnë ritmin aktual të marrëdhënieve. Bashkëpunimet aktuale janë si “të shkruarit mbi akull”, ato mund të zhduken në çdo moment.

(Autori është profesor në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë)

Xh.I 22.09.2023 22.09.2023
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article Besht: Makron dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut si një anëtare të plotë të BE-së
Next Article Unıted i gatshëm të shesë Sanchon për një çmim të lirë

Përzgjedhja e redaktorit

Historia e tre vajzave: Ligji më detyron të kryej marrëdhënie me burrin, edhe pse s’dua!

Aktivistët janë përpjekur të ndryshojnë ligjin prej vitesh, por ata thonë se janë kundër konservatorëve që argumentojnë se ndërhyrja e…

Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)

Shkup, 7 dhjetor - Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë…

40 vjet në shërbim të Kubës, ja si spiunoi ish- diplomati amerikan për regjimin e Kastros

Historia e një prej infiltrimeve më afatgjata nga një agjent i huaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forum

Gjermania e mbështet Izraelin, por jo për arsyet që ju i mendoni

Linjat e ndarjes mes Perëndimit dhe Jugut Global, u bënë të dukshme vitin e kaluar - përkitazi me reagimet ndaj…

Forum

Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit

Shtetet kandidate për në BE në Ballkanin Perëndimor mund të krijojnë një nismë që i ngjan Katërshes së Vishegradit, një…

Forum

E ardhmja e qymyrit në prodhimin e energjisë

Është gabim të supozohet se Azia do të fillojë të heqë dorë nga energjia me qymyr, siç kanë filluar të…

Forum

Versioni i Henry Kissingerit

Protagonisti më influent dhe kontradiktor i politikës ndërkombëtare të shekullit të XX-të dhe një historian me famë. Henry Kissinger u…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Rreziku që vjen nga kaosi i rendit botëror
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?