Sipas të dhënave të kaluara të Entit shtetëror për statistika, në tregtinë me pakicë, në shtator të vitit 2023, në krahasim me shtatorin e vitit 2022, shikuar sipas grupeve dhe klasave, rritje të qarkullimit në shkallën nominale dhe reale është vërejtur vetëm në grupin Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan, dhe atë për 9.7% në mënyrë nominale dhe për 2.1% në mënyrë reale.
Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, përveç derivateve në mënyrë nominale u rritën për 1.7%, ndërsa në mënyrë reale shënuan rënie për 3.9%, Tregti me pakicë, përveç tregtisë me derivate, në mënyrë nominale shënoi rritje për 5.8%, ndërsa në mënyrë reale shënoi rënie për 0.9%. Rënie në dy shkallët është vërejtur vetëm në grupin Tregtia me pakicë me derivate të automjeteve, në mënyrë nomunale për 8.3%, ndërsa reale për 5.0%.