E mërkurë, 19 Mars, 2025
11.8 C
Skopje

“RRUGËTIMI IM NË ART” Ekspozitë personale e Reshat Ametit

Shkup, 10 mars – 35 vjet krijimtari. Me një ekspozitë personal që hapet të martën (11 mars) në Qendrën kulturore për të rinj piktori Reshat Ameti do të prezantojë rrugëtimin e tij artistik përmes përzgjedhjes së veprave të tij më të mira. Ekspozita “Rrugëtimi im në art” në QKR është e treta me radhë në kuadër të jubileut, por në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si më pak e rëndësishme, ajo synon të nxisë të rinjtë të eksplorojnë dhe të gjejnë stilin e tyre individual në art.

Profesor Reshat Ameti do të mbajë një ligjëratë gjatë ekspozitës, me të cilën si pedagog do të thellojë dashurinë e tyre për artin. Shënimin e jubileut e filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar me një ekspozitë reprezentuese në Klubin Diplomatik të Ministrisë së Jashtme të RF të Gjermanisë në Berlin. Ndërsa muajin e kaluar Ameti hapi ekspozitën e tij të dytë në kuadër të këtij përvjetori në Galerinë Ursula Strauss, në Graz të Austrisë.

“QKR-ja ka qenë gjithmonë një terren pjellor për talentet e rinj dhe ekspozita është në kuadër të këtij përcaktimi programor”, thuhet në njoftimin e qendrës.

Reshat Ameti është profesor ordinar në Fakultetin Shtetëror në Tetovë, është artist me reputacion ndërkombëtar dhe për punën e tij pedagogjike, për prezantimin e artit tonë jashtë vendit dhe për pikturën e tij është fitues i çmimit më të lartë shtetëror “11 Tetori”. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm