E mërkurë, 19 Mars, 2025
8.8 C
Skopje

Rutte: Serbia duhet të japë llogari për Banjskën, Kosova të përmbahet nga veprimet e njëanshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konsideron se do të duhej rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe kjo e fundit të jap llogari për sulmin terrorist të 2023-ës, Banjskën, aty ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjithashtu Kosovës i kërkon të përmbahet nga veprimet e njëanshme, shpesh herë kritikuar edhe nga SHBA e vendet Evropiane, sidomos për veprimet e ndërmarra në veri të vendit.

Këtë deklaratë, Rutte e tha në një intervistë në RTK gjatë vizitës që pati në Kosovë, ku edhe zhvilloi takime me krerët e shtetit.

“Do të ishte mirë që të rifillonte, që të kemi së pari dialog, e kjo sigurisht që do të thotë se është e rëndësishme që Serbia të ofrojë llogaridhënie për atë që ka ndodhur më 2023, por po ashtu është e rëndësishme që Kosova të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Kështu që këto veprime që ndërtojnë besimin janë shumë të rëndësishme si lloj starti, krijim i bazës për diskutime të vazhdueshme, prapë, nën udhëheqjen e Z. Sorenson, që sapo është zgjedhur për të udhëhequr këtë dialog Prishtinë-Beograd”, ka deklaruar Rutte.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm