E mërkurë, 18 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

“Samiti i Evropës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës “Sy më Sy” ku i përgjigjet ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Rama e cilësoi Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që u zhvillua në 16 maj në Tiranë si një arritje të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se vendi ka nisur përgatitjet për Samitin e NATO.

“Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, fantastik do thosha pa bërë asnjë ekzagjerim, jehona e të cilit në korridoret e politikës evropiane vazhdon. Ndërkohë kemi nisur punën për Samitin e NATO-s. Në dukje ka kohë por në fakt kjo është mënyra se si punohet për samitet e NATO, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes dhe logjistikës”, tha Rama.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm