E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Samsungu prezanton serinë e re Galaxy S25

Kompania jugkoreane, Samsung, të mërkurën vonë ka zbuluar serinë më të fundit të telefonave Galaxy S25. Siç pritej, u prezantuan tri modele: Galaxy S25, Galaxy S25+ dhe Galaxy S25 Ultra. Ajo që është karakteristike për serinë e këtij viti është prezantimi i inteligjencës artificiale Galaxy AI, e cila tani sjell akoma më shumë elementë, integrim më të mirë me pajisjet dhe komunikim pa pengesa.

Karakteristika kryesore e harduerit të të gjithë telefonave të serisë Galaxy S25 të këtij viti është se vijnë me çipin Snapdragon 8 Elite. Në Evropë, Galaxy S25 pritet të nisë nga 900 euro, Galaxy S25+ nga 1.170 euro dhe Galaxy S25 Ultra nga 1.470 euro.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm