Kina sot do t’i publikojë qëllimet e saj politike dhe ekonomike për vitin 2025 në fillim të seancës vjetore të Kongresit kombëtar popullor në Pekin.
Kryeministri Li Çiang do ta lexojë raportin qeveritar në Sallën e madhe të popullit, i cili tradicionalisht i përfshin qëllimet për rritjen ekonomike, buxhetin ushtarak të Republikës Popullore të Kinës dhe qëndrimet për Tajvanin, të cilin Kina e konsideron territor të vetin, edhe pse ishulli menaxhohet në mënyrë të pavarur.
Këtë vit seanca e Parlamentit me përfaqësuesit, të cilët nuk janë zgjedhur në zgjedhje, e ku marrin pjesë rreth 3.000 delegatë, do të zgjat shtatë ditë.
Pas hapjes, delegatët do të diskutojnë për më shumë raporte qeveritare, të cilat do të vendosen në votim në ditën e fundit të Kuvendit. Ministra do të mbajnë konferenca për shtyp me tema të ndryshme, duke përfshirë edhe diplomacinë kineze.
Sipas analitikëve, siç njofton DPA, nuk priten befasi të mëdha në këtë kongres, pasi Pekini me siguri do ta mbajë politikën e tanishme. Pritjet janë se qëllimi për rritje ekonomike do të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2024, që ka qenë “rreth 5 për qind”, ndërsa deficiti buxhetor do të jetë pak më i lartë.