Elisa Baek është një nga studiueset që ka dashur ta kuptojë në thelb se pse të vetmuarit ndihen se nuk po kuptohen nga të tjerët dhe se ndihen të shkëputur
Secili njeri i vetmuar e sheh botën në mënyrë unike. Bazuar në një studim psikologjik që është bërë nga “USC Dornsfire”, duke krahasuar imazhet e trurit, janë gjetur ndryshime domethënëse në modelet e trurit të individëve të vetmuar, krahasuar me ata që nuk janë të vetmuar. Studimi është udhëhequr nga grupi i “USC Dornsfire” kolegj i letërsisë, artit e shkencës dhe është publikuar në Psichological Science. Ky studim thotë se individët që nuk përjetojnë vetmi shfaqin modele të ngjashme në përpunimin e informacionit të trurit, ndërsa të vetmuarit e interpretojnë botën në një mënyrë unike, shkruan SciTechDaily. Studimi gjithashtu thotë se vetmia dëmton mirëqenien dhe se njerëzit e vetmuar gjithmonë thonë se nuk po i kupton askush. Një kirurge amerikane po i referohet vetmisë si një krizë e shëndetit publik pasi që vlerësohet se numri i të vetmuarve është në rritje.
Elisa Baek është një nga studiueset që ka dashur ta kuptojë në thelb se pse të vetmuarit ndihen se nuk po kuptohen nga të tjerët dhe se ndihen të shkëputur. Ajo ka bërë rezonanca magnetike të pjesëmarrësve në studim pasi ata kanë parë disa video, temat e cilave ishin të ndryshme, duke ofruar diversitet për analizën. Para se t’i nënshtroheshin skanimit pjesëmarrësit kompletuan një lloj testi të shkallës së vetmisë. Pastaj këta pjesëmarrës u vendosën në dy grupe, të vetmuar dhe jo të vetmuar. Duke krahasuar të dhënat e imazheve të trurit midis dy grupeve, studiuesit zbuluan se individët më të vetmuar shfaqnin modele më të ndryshme dhe më të çrregullta të përpunimit të të dhënave sesa ata që ishin jo të vetmuar.
Kjo gjë zbulon se ngjashmëria nervore, që i referohet ngjashmërive të modeleve të trurit të personave të ndryshëm që nuk janë të vetmuar, ka lidhje me perceptimin e ngjashëm që ata kanë ndaj botës. Ky perceptim i ngjashëm nga persona të ndryshëm është i rëndësishëm për lidhjet sociale që ata krijojnë. Kurse njerëzit e vetmuar, jo vetëm që janë më pak të ngjashëm mes vete në perceptim të informacioneve, por çdo person i vetmuar e sheh botën në mënyrë unike. Kjo mënyrë unike thuhet se mund të ndikojë pastaj në ndjenjat e izolimit dhe të mungesës së lidhjeve shoqërore.
Elisa është befasuar kur ka zbuluar se njerëzit e vetmuar nuk janë as si njëri-tjetri dhe nuk e shohin botën në të njëjtën mënyrë. Studimi ka konstatuar se vetmia nuk ka të bëj më çështjen se a kanë shokë apo nuk kanë. “Secili person që ndihet i vetmuar e percepton botën në mënyrën e tij unike, ani pse ndoshta është i rrethuar me shumë shokë”, thuhet në studim.