E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Sela thirrje liderëve shqiptarë: Të bëhemi bashkë për të penguar planet jodashamirëse ndaj shqiptarëve

Ziadin Sela mbrëmë ka bërë thirrje publike për faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

 

Ai kërkon që të bëhen të gjithë bashkë, pa dallim se a janë në pushtet apo opozitë, për siç thotë, “të pengojnë realizimin e planeve jodashmirëse ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

“Ne jemi në një kohë që duhet shumë mirë të mendojmë se cila do të jetë sjellja, pozicionimi, jo i Aleancës për Shqiptarët, Besës, PDSh-së, ose ku e di unë, Lëvizja Demokratike a si quhet jo në raport me OBRM-PDUKM-në, por në raport me politikbërjen maqedonase”.

“Ne këtu duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët në mënyrë që të pengojmë në të ardhmen që të realizohen plane që nuk janë dashamirëse të shqiptarëve, por edhe të komuniteteve tjera”, tha Sela.

Ai foli gjithashtu edhe për çështjen e gjuhës shqipe, duke shtuar se ajo është zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

““Nuk mundesh ti me Kushtetutë të krijosh dhe me ligj për gjuhët të krijosh dy kategorish qytetarësh. Një qytetar, ja po i lemë shqiptarët, një maqedonas që ka një gjuhë zyrtare në Strumicë dhe një qytetar maqedonas që ka dy gjuhë zyrtare në Strugë”.

“Meqë duhet të ruhet karakteri unitar i shtetit, atëherë gjuha duhet të rregullohet me kushtetutë dhe vetëm me një fjalë – “Gjuhë zyrtare në Maqedoni është është maqedonishtja dhe shkrimi i saj dhe shqipja dhe shkrimi i saj” dhe pikë. Kështu ruhet karakteri unitar i shtetit”, tha Sela.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm