E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Shefat e KB-së paralajmëruan se situata në pjesën veriore të Gazës është apokaliptike

Situata në veri të Rripit të Gazës është apokaliptike, vlerësuan sot shefat e Kombeve të Bashkuara dhe paralajmëruan se e tërë popullata është në rrezik të vdekjes

 

Gjithashtu, shtojnë se i tërë rajoni i Lindjes së Afërt tani është në skaj të humnerës dhe kërkohet ndërprerje e armiqësive.

“Situata që po zhvillohet në veri të Gazës është apokaliptike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të organizatave të cilat e përbëjnë Komitetin e përhershëm ndër-resor të KB-së.

“Rajoni është nën rrethim pothuajse një muaj, i privuar nga ndihma themelore dhe mjetet për shpëtim përderisa vazhdojnë bombardimet dhe sulmet e tjera. Vetëm në disa ditët e fundit, qindra palestinezë u vranë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur me dhunë”, thuhet në kumtesë, në të cilën shtohet se “e tërë popullata palestineze është në rrezik të drejtpërdrejtë të vdesë nga sëmundjet, uria dhe dhuna”.

Shefat e agjencive të KB-së u bëjnë thirrje të gjitha palëve të cilat luftojnë në territorin e rrethuar palestinez t’i mbrojnë civilët dhe i bënë thirrje Izraelit “ta ndalojë sulmin ndaj Gazës dhe humanitarëve të cilët po tentojnë të ndihmojnë”.

“Për shkak të kufizimeve të qasjes, ndihma humanitare nuk mund të jetë në hap me vëllimin e nevojave. Resurset themelore, mjetet për shpëtim nuk janë të kapshme. Humanitarët nuk janë të sigurt në kryerjen e punës së tyre dhe janë të bllokuar nga forcat izraelite dhe të pasigurt për të arritur drejt njerëzve të cilëve u nevojitet ndihmë”, ceket në kumtesë.

Plotësisht, vlerësohet se duhet të mundësohet ndihmë humanitare dhe u bëhet thirrje të gjitha palëve të mundësojnë qasje të papengueshme drejt njerëzve të goditur nga situata në veri të Gazës, ndërsa spitalet të mos shndërrohen në fushëbeteja.

Kumtesën e nënshkruan shefat e organizatave humanitare dhe shëndetësore, agjencitë për ushqim, për të drejta, emigracion, refugjatë, zhvillim, si dhe agjencitë për fëmijë dhe gra.

Në kumtesë konkludohet se “ndërprerja pa kushte e zjarrit ka kohë që është e vonuar”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm