Manastir, 14 nëntor – Ne oret e mbremjes ndermjet te dieles dhe te henes, perderisa ne Pallatin e Kultures zhvillohej Koncerti i kengeve dhe valleve kushtuar 108 vjetorit te Kongresit te Alfabetit, huligane te panjohur me sprej kane shemtuar pllakat perkujtimore te locuara ne ballinen e objektit te Kongresit. Gjithe kjo veper ksenofobe ndodh ne fillim te manifestimeve kushtuar 109 vjetorit te ngjarjes historike per popullin shqiptare, unifikimin e alfabetit te vetem te Gjuhes shqipe. Kjo eshte edhe nje porosi se manastirasve sikur u pengon ky institucion i kultures dhe historise te popullit shqiptar. Ashtu si cdo here kryeresit e vepres vandale per policine manastirase mbeten te panjohur, edhe pse gjurmohet pas tyre. Sido qe te jete dhe kushdo qe te jete kryeres i kesaj vepre antishqiptare, qarte paralajmeron se ky institucion dikujt i eshte bere hale ne sy dhe se s’ka perspektive te sigurt ne kete qytet. I konsultuar,drejtori Nuer Arsllani, na tha se,vetem pllakat kane qene te lyera me ngjyra dhe te punesuarit e angazhuar maksimalisht ia kane dale qe t’i fshine grafitet dhe pllakat t’i sjellin ne gjendjen paraprake. (Q.H)
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër