E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-0.2 C
Skopje

Shkaku i mjegullës së madhe, anulohet një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit

Për shkak të mjegullës janë anuluar një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit. Sipas informatave në uebfaqen e Aeroportit të Shkupit, një pjesë e fluturimeve janë anuluar ose riorientuar.

Dukshmëria është 200 metra, dhe për këtë arsye trafiku ajror është i pezulluar.

Kujtojmë se këtë muaj ka pasur anulime të shpeshta të fluturimeve për shkak të mjegullës së dendur.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm