E premte, 7 Shkurt, 2025
8.8 C
Skopje

Shkarkimet në Këshilli Gjyqësor, Mickoski: Nuk mundet Kuvendi që i zgjedh, të mos mund t’i shkarkojë!

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga qëllimi për shkarkimin e një pjese të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit për prokurorë publik edhe pse këto ditë kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski tha se paralajmërimet për shkarkime janë joadekuate, por dhe se diçka e tillë nuk parashihet me Ligjin për Këshillin gjyqësor. Mickoski megjithatë thotë se kjo do të jetë një prej masave që do ta ndërmarrin në luftën për përmirësimin e punës së sistemit gjyqësor-prokurorik, por se kjo do të ndodh pas ndryshimeve ligjore.

Dameva, Crvenokovska, Ademi, Çoçarovska-Ilievski dhe Mustafa janë 5 anëtarët që janë zgjedhur nga përmbajtja paraprake e Kuvendit për të cilët pushteti aktual ka kritika të ngjashme për punën e tyre. Ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor po paralajmërohen tashmë një periudhë kohore, në të cilin duhet të vendosen reformat e propozuara nga Misioni vlerësues, por këto ndryshime në lidhje me shkarkimin, me shumë gjasa do të ndodhin paraprakisht edhe atë në bazë të propozimit të deputetëve. Siç pohohet jozyrtarisht, në to duhet të parashihet si bazë për shkarkim të jetë raporti negativ për punën e Këshillit gjyqësor. Sipas vendimit të tanishëm të këtij ligji ka 6 baza për ndërprerjen e mandatit, por në asnjërin prej tyre nuk parashihet shkarkimi.
Mundësinë për shkarkimin e Këshillit Gjyqësor para festave të fundvitit e paralajmëroi edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pasi që paraprakisht shtëpia ligjvënëse miratoi raport negativ për punën e këtij trupi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm