E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Shkëlqimi i Messit ndriçon Argjentinën (VIDEO)

Argjentina sheh “dritë në fund të tunelit”, “Albiceleste” rikthehet te fitorja pas 4 rezultatesh negative të regjistruara në katër ndeshjet e fundit 2 humbje dhe 2 barazime. Të besuarit e Bauza-s kanë mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Kolumbinë me dirigjent yllin e Barcelonës, Lionel Messi-n në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. “Pleshit” ka kaluar vendasit në avantazh pas 10 minutash lojë, duke realizuar një gol të shkëlqyer nga një goditje dënimi. Pas 13 minutash sërish protagonistë është Messi, pasi driblon dy kundërshtar në krahun e djathtë të sulmit kroson në zonë dhe aty përfiton Lucas Pratto duke e dërguar rezultatin në 2-0. Kjo ishte ndeshje e tretë dhe goli i dytë për 28-vjeçarin me kombëtaren, që ka fituar balotazhin me sulmuesin e Juventusit, Higuain, i cili u aktivizua në minutat e fundit të pjesë së dytë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dyfishtë të vendasve.

Edhe në fraksionin e dytë argjentinasit janë ata që dominojnë dhe rrezikojnë portën e kolumbianve, të cilët ndonëse e kërkojnë me insistim golin nuk e gjejnë. Pas disa tentativash vendasit gjejnë dhe golin e tretë me autor mesfushorin Di Maria, teksa Messi ishte ai që dha asistin për ish-lojtarin e Realit. Me këtë fitore “Albiceleste” ngjitet në vendin e 5-të të grupit të CONMEBOL të Amerikës Latine për kualifikueset e “Rusi 2018”. Grupi kryesohet nga Brazili që ka arritur një tjetër fitore, këtë herë kundër Peurs me rezultatin 2-0. Të dy golat janë shënuar në fillim të pjesë së dytë, në fillim ka shënuar Gabriel Jesus, i cili pak para fundit ka dhënë edhe asistin e golit të dytë të shënuar nga mesfushori Augusto.

https://www.youtube.com/watch?v=5c34WdzzS7g
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi ka fituar edhe Kili duke përmbysur 3-1 Uruguain, që kaloi në fillim në avantazh me sulmuesi Cavani pas një kombinimi me Suarez-in. Vendasit e kanë gjetur barazimin në fund të pjesë së parë me sulmuesin Vargas. Pjesa e dytë flet tërësisht për Kilin që shënon edhe dy herë të tjera me yllin e Arsenalit, Alexi Sanchez. Ndërkaq sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez dështojë të shënojë nga pika e bardhë në minutat e fundit të takimit. Me këtë fitore Kili renditet në vendin e katërt me 20 pikë, 3 më pak se Uruguai i vendit të dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=OR_pFU_smvU

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm