E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

SHKËMBIM PËRVOJASH MES PESHKATARËVE! U mbajtën garat “Skobusi-Dibër 2023”

Kryetari i shoqatës i cili e organizoi këtë aktivitet në Liqenin e Dibrës Beli Aliti, tha se interesimi për këto gara në peshkim sportiv ka qenë shumë i madh. Edhe pse aktiviteti u realizua gjatë një dite, peshkatarët sportiv përveç peshkimit patën edhe shkëmbime përvojash dhe u shoqëruan mes vete

 

Vjollca SADIKU

Dibër, 21 nëntor – Në organizim të shoqatës të peshkatarëve sportiv “Trofta”, në Liqenin e Dibrës u mbajtën garat në peshkim “Skobusi – Dibër 2023”. Morën pjesë mbi 60 peshkatarë sportiv nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Falë kohës të mirë edhe peshkimi që realizuan pjesëmarrësit ishte në nivel. Kryetari i shoqatës “Trofta”, Beli Aliti për gazetën KOHA tha se garat të peshkimit sportiv të Skobusit u realizuan në tre sektorë. Ai informoi se në sektorin A, vendin e parë si peshkatarë sportiv e zuri Agim Shasivari nga Tetova i cili është një peshkatar i njohur duke gjuajtur 2.380 gram peshk. Në sektorin B vendin e parë e zuri Gazmend Kovaqi nga Shkupi i cili peshkoi 0.890 gram peshk si dhe në sektorin C vendi i parë i takoi Kardi Sulejmani nga Peja i cili peshkoi 0.360 gram peshk.

Kryetari i shoqatës i cili e organizoi këtë aktivitet në Liqenin e Dibrës Beli Aliti, tha se interesimi për këto gara në peshkim sportiv ka qenë shumë i madh. Edhe pse aktiviteti u realizua gjatë një dite, respektivisht ditën e diel, peshkatarët sportiv përveç peshkimit patën edhe shkëmbime përvojash dhe u shoqëruan mes vete. Mes peshkatarëve nga vendet e reajonit, pati edhe peshkatar të rastit nga Italia. Dibranët, anëtar të shoqatës të peshkatarëve sportiv “Trofta”, u treguan nikoqir të mirë dhe arritën që këto gara për gjuajtjen të Skobusit të kalojnë shumë mirë.

Shoqatat e peshkatarëve sportiv “Trofta”, siç na deklaroi për gazetën KOHA kryetari Beli Aliti, me programin vjetor të këtij viti realizoi disa herë gara në peshkim sportiv të cilët do të jenë në programin e punës edhe gjatë vitit 2024.

“Shoqata është në pritje të marrjes të koncesionit të Liqenit të Dibrës dhe faktikisht gjatë vitit që vjen do të ketë edhe më shumë aktivitete në organizimin e garave. Garat faktikisht japin një kontribut të madh edhe në zhvillimin e turizmit liqenor në Dibër”, thotë Aliti.

Një nga peshkatarët më të ri të kësaj gare Kadri Sulejmani nga Peja, tha se kushtet për organizimin e këtyre garave në peshkim janë shumë të mira në Liqenin e Dibrës. Sipas tij të rrallë janë Liqet artificial të cilët posedojnë këto kushte. Naser Bajqinca nga Ferizaji i Kosovës është pjesëmarrës i rregullt në garat për peshkim sportiv që mbahen në liqenin e Dibrës. Ai në këto gara në sektorin B mori vendin e dytë dhe  tha se ka qenë kënaqësi për të që të jetë pjesëmarrës në këta gara. “Në Dibër jam dy-tre herë në muaj për të gjuajtur peshk”, tha Bajqinca. Pjesëmarrësit në këto gara nga Shkupi dhe Tetova ishin të shumtë dhe siç thanë, Dibra meriton një vëmendje maksimale për të zhvilluar peshkimin sportiv.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm