E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Shkup, 9 aksidente me 5 të lënduar

Shkup, 8 nëntor – Policia e komunikacionit dje (e hënë) në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll në gjithsej nëntë aksidente. Në pesë prej tyre lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në katër është konstatuar dëm material. Ashtu siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër çdoherë e më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 22 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Janë zënë edhe 52 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme dhe 11 këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 71 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve ashtu edhe atë motorik. Në suaza të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukaitve në SHF “Lazo Angelovski” me nxënësit nga klasa e dytë, e cila gjendet në rajonin e komunës së Aerodromit. Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot, siç informojnë nga SPB-Shkup, do të mbahet edhe punëtori edukative në autobusë të NQT me nxënësit nga klasa e dytë dhe e tretë  e SHF “J.H Pestalloci”, Komuna e Qendrës.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm