Bashkimi Evropian i bashkangjitet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe SHBA-në, thirrjes për ndërprerje të plotë dhe të pakushtëzuar prej të paktën 30 ditëve, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas në deklaratë dërguar në emër të BE-së dhe pesë vendeve tjera, mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut.
“Si në të kaluarën, tani i takon Rusisë të tregojë gatishmërinë e saj për të arritur paqen”, shtoi Kallas në deklaratë që u mbështet edhe nga vendet jo-anëtare të BE-së, përfaqësuesit e të cilave morën pjesë në takimin joformal të djeshëm të ministrave të jashtëm në Lavov – Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Ukraina dhe Britania e Madhe.
“Kjo ndërprerje e armiqësive do të mund të shërbejë si hap kyç ndaj zvogëlimit të vuajtjes së civilëve dhe të mundësojë hapësirë për biseda të rëndsishme për paqe të vërtetë, me qëllim që t’i jepet fund luftës agresore të Rusisë dhe të vendoset paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e përhershme”, thuhet në deklaratë.