E mërkurë, 18 Qershor, 2025
23.8 C
Skopje

Shkupi mbulohet nga shiu, shumë rrugë lokale në Butel të bllokuara

Pasditen e sotme, Shkupi sëhtë përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe reshje breshëri. Stuhia preku disa zona të ndryshme të qytetit.

Në disa komuna të Shkupit u vunë re shtresa të dendura breshëri, ndërsa qytetarët ndanë në rrjetet sociale fotografi të oborreve, çative dhe automjeteve të mbuluara me një shtresë të dendur breshëri.

Si rezultat i kësaj shumë rrigë lokale janë bllokuar ne komunën e Butelit

Autoritetet kompetente, deri më tani, nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes dhe ndjekje të rregullt të parashikimeve të motit.

Meteorologët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në orët në vijim, me mundësi për reshje të tjera lokale dhe stuhi me bubullima.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm