E hënë, 16 Qershor, 2025
32.8 C
Skopje

Shpejtësia në ecje tregon shumë për trurin tonë dhe plakjen

Mënyra dhe shpejtësia me të cilën ecim mund të zbulojnë shumë për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Siç shkruan BBC, studimet tregojnë se njerëzit që ecin më ngadalë kanë më shumë gjasa të kenë tru më të vogël dhe ndryshime në struktura të rëndësishme të tij. Gjithashtu, ecja e ngadaltë lidhet me plakje më të shpejtë të trurit. Shpejtësia e ecjes është një tregues i rëndësishëm i aftësisë për të kryer detyra të përditshme dhe për të ruajtur pavarësinë. Një rënie e shpejtë në mënyrën e ecjes mund të jetë shenjë e një problemi serioz shëndetësor.

Sipas profesoreshës Christina Dieli-Conwright nga Harvard Medical School, ecja më e ngadaltë mund të lidhet me sëmundje kronike, ulje të forcës muskulore dhe lëvizshmërisë së kyçeve. Për të kuptuar sa shpejt ecni, ka aplikacione që matin shpejtësinë e ecjes duke përdorur GPS, si Walkmeter, Strava apo Google Fit.

Pse është e rëndësishme? Një studim i kryer te më shumë se 34,000 persona, të moshës mbi 65 vjeç tregoi se ata që ecnin më shpejt kishin jetëgjatësi më të lartë. Për shembull, burrat që ecnin më ngadalë në moshën 75 vjeç kishin vetëm 19% gjasa të jetonin edhe 10 vjet, ndërsa ata që ecnin më shpejt kishin 87% gjasa. Madje edhe te të moshuarit që duken të shëndetshëm, ecja e ngadaltë lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës. Pra, ecja që na duket diçka e zakonshme, por në të vërtetë tregon shumë për trupin dhe trurin tonë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm