E premte, 4 Tetor, 2024
17.8 C
Skopje

Shpërblimi i pabesueshëm për kampionin olimpik: Një apartament, Para, bileta avioni ushqime falas për gjithë jetën

Gjimnasti filipinas, 24-vjeçari Carlos Yulo, i cili fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike në Paris, u mirëprit në vendin e tij si një hero me shpërblime të shumta me vlerë më shumë se një milion dollarë.

Delegacioni olimpik i Filipineve në Manila u mirëprit nga shumë tifozë, si dhe presidenti i vendit, Ferdinand Marcos Junior, i cili u dha të gjithë olimpistëve nga një milion pesos (17,500 dollarë).

Yulo ishte i vetmi që mori 20 milionë pesos (350,000 dollarë) për dy medalje ari dhe 100,000 dollarë të tjera nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Dhurata për gjimnastin e madh kanë dorëzuar edhe biznesmenë të shumtë dhe kompani filipinase.

Kështu ai mori një apartament me tre dhoma në qytetin e Taguig, dy transportues kryesorë në vend i premtuan bileta ajrore falas për gjithë jetën, teksa ai gjithashtu mori produkte të ndryshme kozmetike, ushqime falas, ëmbëlsira, ekzaminime mjekësore dhe shumë gjëra tjera.

Platforma lokale e transmetimit i dha atij qasje të përjetshme në të gjithë përmbajtjen e saj dhe çmime bujare u shpallën gjithashtu nga vendlindja e tij, Manila.

Yolo fitoi medaljen e artë në Paris në parket dhe më pas në ‘kalush’, dhe medaljet e tij konsiderohen si suksesi më i madh në historinë e Filipineve, një vend që fitoi medaljen e vetme të artë në Lojërat Olimpike deri më tani në peshëngritje në “Tokio 2020”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm