Duket se reperi Kanye West nuk ka të ndalur, teksa ka shpërthyer në zemërim gjatë një postimi në twitter, për kujdestarinë e katër fëmijëve të tij që ndan me Kim Kardashan.
Ai u shfaq i mbuluar plotësisht në fytyrë nga një maskë e zezë dhe ndau ankesat e tij që lidheshin me pamundësinë për t’i parë fëmijët e tij, North, Shade, Chicago dhe Psalm.
Në një video të postuar në internet, reperi dëgjohet duke thënë: “DJ Academics më dha një shtysë, vëlla. Isha vetëm në aeroport. Do të shkoj të marr fëmijët e mi! Pastaj, shtoi ai, duke bërtitur: Në djall vafshin të gjithë. Do të shkoj të marr fëmijët e mi. Po flas me avokatët, kam arritur në një pikë ku duhet të mësohem të mos i shoh fëmijët e mi që të mos humbas mendjen.”
Deri më tani, as përfaqësuesit e Kanye West dhe as ata të Kim Kardashian nuk kanë komentuar mbi videon. Kanye West ka shprehur vazhdimisht ankesat e tij në lidhje me marrëveshjen e tij aktuale të kujdestarisë me Kim Kardashian. Në mars, reperi akuzoi ish-gruan e tij dhe “familjen Kardashian” se ia kishin kufizuar aftësinë për të kryer detyrat e tij atërore. Në fakt, ai e kishte krahasuar marrëveshjen e kujdestarisë me një “vizitë në burg”.
Kujtojmë që Kim Kardashina mori vendimin për të hequr nga kujdestaria e fëmijëvev të saj Kanye, pasiu ky i fundit bëri pjesë të një videklipin me Diddyn (reperi i akuzuar për trafikim seksual dhe përdhunim) vajzën e tyre North.