ë zonën detare 19 milje detare në jug të ishullit grek Gavdos, sot janë zbuluar dhe shpëtuar 70 migrantë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga roja bregdetare greke informuan se emigrantët, të cilët po transportoheshin me varkë, u zbuluan nga një varkë patrullimi dhe do të transferohen në ishullin Kretë.