E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Shpëtohen pesë fëmijë dhe një i rritur, ishin bllokuar pas reshjeve të borës në Koçan

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se 5 fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit

 

Nga QMK thonë se rasti është paraqitur në ora 09:53, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar në ora 11:50.

“Në ora 11:50 personat janë nxjerrë me fuoristradë të një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, thonë nga QMK.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm