Dalin dyshimet e para që sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit ka qenë e trukuar.
Humbja 0-3 nga kombëtarja jonë ishte parashikuar në rrjetin social “Faceboook” nga një faqe që reklamon për shitje ndeshjesh.
Në postimin e bërë 20 orë më parë, konkretisht në orën 19:20 ishte parashikuar rezultati final 0-3 për Izraelin, shkruan Albeu.
Rezultati është publikuar vetëm dy orë para ndeshjes dhe lë vend shumë për diskutime.