E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Shqipëri-Izrael, “luftë” për pozitën e tretë

Nuk ka më dyshime, objektivi i vetëm i Kombëtares së Shqipërisë për sfidën ndaj Izraelit, e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” është 3 pikëshi. Kundërshtari i ditës së shtunë është dhe rivali direkt në objektivin minimal për kombëtaren Shqiptare, pasi vendi i 3 në grup nuk duhet diskutuar. Ky konkluzion është vërejtur nga fjalët e futbollistëve në daljet e tyre për shtyp gjatë ditëve të kaluara. Kështu, mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj shpall hapur objektivin e skuadrës në këto eliminatore, pavarësisht profilit të ulët që kërkon të mbajë trajneri Xhani de Biasi dhe stafi i tij.

“Është një ndeshje e vështirë. Izraeli është një skuadër e fortë, por ne jemi të përgatitur, të gjithë duam të fitojmë. E dimë që një skuadër shkon në plej-of dhe objektivi ynë është të shkojmë në Rusi. E dimë që është e vështirë, por do të mundohemi të bëjmë të pamundurën, diçka që e kemi treguar edhe me arritjen në evropian”, u shpreh Hysaj.

Pas debutimit në sfidën ndaj Lihtenshtajnit sulmuesi Azdren Llullaku pret një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij me fanellën kuqezi. 28- vjeçari nga Istogu që po kalon një periudhë të mirë tek Gaz Metan në kampionatin rumun, ndjehet gati për të dhënë kontributin e tij në sfidën e rëndësishme ndaj Izraelit. “Jam i përgatitur fizikisht, por nëse do të luaj atë e di vetëm trajneri. Unë jam këtu të ndihmoj skuadrën. Nëse shënoj atëherë është diç- ka më mirë”, deklaroi Azdren Llullaku.

Ndërkohë, në vigjiljen e një transferte të sikletshme, si në planin futbollistik, ashtu dhe në planin e sigurisë, të paktën sipas mediave izraelite, përfaqësuesja e Izraelit është përballur edhe me probleme të brendshme. Këtë mesjavë është përjashtuar nga grumbullimi mesfushori Nir Bitton, pas një konflikti me trajnerin Elisha Levi. Ky i fundit aplikoi sanksionin e tij të parë që prej drejtimit të kombëtares izraelite, e këtë e bëri në prag të një 90- minutëshi delikat në “Elbasan Arena”. Futbollisti i ekipit të Seltik Glasgou refuzoi t’i bindej urdhrave të trajnerit në stërvitje, duke u përjashtuar nga i gjithë grumbullimi. Pas konfliktit për rreshtimin në fushë, Nir Bitton nuk udhëtoi me Izraelin drejt Tiranës. Por, problemet e kombëtares rivale të kuqezinjve nuk u ndalën me kaq, pasi në stërvitjen e fundit u dëmtua në gju dhe portieri Ofir Marsiano, duke lënë ekipin, pasi u zëvendësua nga gardiani i Makabit, Daniel Amos.

Mirëpo, pavarë sisht këtyre problemeve dhe atyre të sigurisë, 27- vjeçari Dan Einbinder është përqendruar vetëm tek përballja e sotme. “Ne jemi të përqendruar tërë- sisht te futbolli dhe ajo që duam të bëjmë është të marrim një rezultat pozitiv. Çështjet e sigurisë nuk duhet të shërbejnë si justifikim nëse nuk arrijmë të marrim pikë në Shqipëri. E kemi studiuar Shqipërinë dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë. Kemi Pasur disa ditë në dispozicion për ta përgatitur këtë ndeshje dhe mendoj se jemi gati. D të ishim të kënaqur edhe me një barazim, por ne luajmë në çdo ndeshje për fitore. Kemi nevojë për sa më shumë pikë edhe pse përballë publikut shqiptar do të jetë shumë e vështirë. Shqipëria është një skuadër e mirë dhe këtë e pamë në Evropian ku ata zhvilluan ndeshje pozitive”, deklaroi Einbinder, i cili mbron ngjyrat e skuadrës izraelite Beitar Jerusalem.

Cekim, për arsye sigurie, ndeshja Shqipëri – Izrael i spostua nga “Loro Boriçi” drejt “Elbasan Arenës”. Derisa, masa të jashtëzakonshme nga shteti shqiptar janë marr për këtë sfidë, e gjithë kjo pas ngjarjeve në qytetin e Shkodrës ku u arrestuan katër persona të dyshuar për lidhjet me Isis. Në “Elbasan Arena”, mbrëmjen e së shtunës pritet të jenë të paktën 100 tifozë izraelitë, duke përfshirë dhe ambasadorin në Shqipëri, Boaz Rodkin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm