Dokumentari me titull “Alexandër” nga regjisori i ri Ardit Sadiku është përzgjedhur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscars. E bazuar në historinë e vërtetë të Alexandar Grudës, që me 18 persona të tjerë u arratisën me një anije luftarake më 1990 për t’i shpëtuar komunizmit, ishte një prej akteve më guximshme që iu bë sistemit, por me një çmim.
Kjo histori e guximshme për të fituar lirinë, ata vendosën në fije të perit jetën, u bë frymëzimi për regjisorin që e ekranizoi këtë ngjarje që la pas një viktimë, Anisën 4-vjeçare që u vra nga policia kufitare.
“Alexandër” është një bashkëprodhim shqiptaro-amerikan që është filmuar në qytetin e Nju Jorkut, Shqipëri, Malin e Zi dhe Australinë. Prej vitit 2009 Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse e përvitshme e festivalit prestigjioz të kinematografisë. Ceremonia e Oscars do të mbahet vitin e ardhshëm më 10 Mars.