E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Shqipja lëndë zgjedhore te nxënësit maqedonas

Gostivar, 10 nëntor – Mësimi i gjuhës shqipe tani nuk paraqet tabu temë për popullatën maqedonase në regjionin e Gostivarit. Sipas ligjit, gjuha shqipe në shkollat publike mund të merret si lëndë zgjedhore për nxënësit jo shqiptar. Këtë mundësi ligjore, kohëve të fundit e shfrytëzojnë shumë nxënës maqedonas dhe është bërë praktikë në shkollat Gostivarit. Në shkollën fillore “Bashkimi”, këtë vit po zbatohet si lëndë zgjedhore nga nxënësit maqedonas gjuha shqipe. Nga drejtoria e shkollës pohojnë se këtë vit shkollor, mësimdhënëse e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqiptare është angazhuar në paralelet maqedonase për tu dhënë gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore. Por, shkolla “Bashkimi”, nuk është shkolla e vetme. Si lëndë zgjedhore gjuha shqipe mësohet edhe në disa shkolla të tjera të regjionit të Gostivarit. Më herët, gjuha shqipe është mësuar në kurse të ndryshme të organizuara nga Agjencia për Punësim në Gostivar por edhe nga qendra private të gjuhëve. Interesim shfaqnin kryesisht të punësuarit në administratë, por tendenca që fëmijët maqedonas ta mësojnë gjuhën shqipe në bankat shkollore, shënon fillimin me këtë vit shkollor. Deri në vitin 2011, shumica e administratorëve maqedonas ndiqnin kurse për mësimin e shqipes, por pasi ligji për gjuhët nuk gjeti zbatim, filloi të zbehet interesimi i tyre. Kështu, moszbatimi praktik dhe me përpikëri i ligjit të gjuhëve, ka bërë që nëpunësit maqedonas në administratën publike të heqin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm