Nëse dy vende evropiane do të mund të votonin në zgjedhjet presidenciale amerikane do të fitonte Hillary Klinton, por edhe përkrahja e Donald Trampit nuk është e vogël, transmeton Koha.mk.
Mbështetja e Donald Trumpit është e theksuar sidomos në Evropën Qendrore, një rajon ku ulet numri i emigrantëve, si dhe në mesin e qytetarëve të vendeve të Evropës Perëndimore që mbështesin forcat anti-BE.
Në të njëjtën kohë në Ballkan njerëzit janë të ndarë, ashtu si diaspora nga ish-Jugosllavia. Si duket, serbët janë në shumicë për Trumpin, por shqiptarët, boshnjakët dhe malazezët për Hillary Klintonin.
Një studim i fundit zbuloi se edhe 86 për qind e gjermanëve do të votonin për Hillary Klinton, dhe vetëm katër për qind për Trumpin. Megjithatë, Trump gjen mbështetje në mesin e shteteve tjera anëtare, nëse jo në nivelin e qeverive, të paktën në mesin e qytetarëve, raporton EurActiv.com, transmeton Koha.mk.
Sipas portalit Balkan Insight (Insight), emigrantët nga ish-Jugosllavia në SHBA janë të ndarë dhe shumica e serbëve mbështet Trumpin, kurse shumica nga shqiptarët, boshnjakët dhe malazezët fuqishëm mbështesin Hillary Klintonin.
Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet ish-jugosllave janë të ndarë në vija etnike. Boshnjakët në Sarajevë, kryesisht myslimanë, e mbështetesin Hillary Klintoni, ndërsa te serbët në Sarajevën Lindore Tramp ka një avantazh të qartë.