E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Shqiptarët në Mal të Zi duan hise në Qeveri

Përfaqësuesit e koalicionit ”Shqiptarët të Vendosur” nuk do hyjnë në koalicion paszgjedhor me PDS-në nëse nuk marrin të paktën dy vende në Qeveri dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Bashkëbiseduesi i kësaj gazete thotë se ata në Qeveri përpos nënkryetarit të Kuvendit kërkojnë edhe vendin e zëvendëskryeministrit dhe ministrin e drejtave të njeriut dhe pakicave ose ministrin e turizmit, shkruan gazeta “Vijesti”.

Ky bashkëbiseduesi i ”Vijesti” i cili është i kyçur në negociata thotë se përfaqësuesve të PDS-së u është bërë me dije se Koalicioni ”Shqiptarët e Vëndosur” dëshirojnë të jenë pjes e Qeverisë, por jo me çdo kusht, transmeton malësia.me.

Parakusht për marrëveshje me PDS-në është që së paku dy përfaqësues shqiptarë të jenë në Qeveri.

Kjo është vija poshtë të cilës nuk shkojmë, me çmim që mos të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, tha ai duke theksuar se koalicioni me PDS-në pa vende në pushtetin ekzekutiv do ishte vetëvrasje politike.

“Do të jemi faktor në Qeveri ose do mbesim neutral”, shtoi ai.

“Këtu nuk ka kompromis. Koalicioni ka marrëveshjen e tri partive, sipas cilës të gjitha vendimet miratohen me konsensus”, tha ai.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm