E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Shqiptarët s’e kanë kaluar tremijëshin

Shkup, 8 nëntor – Në KSZH ditëve të fundit po punohet me dinamizëm të lartë, ngaqë deri më 11 nëntor janë në rrjedhë përfundimtare tre afate: shqyrtimi publik i listës zgjedhore, paraqitja e votuesve të diasporës si dhe dorëzimi listave për deputetë. Anëtari i KSZH-së, Subhi Jakupi, për gazetën KOHA thotë se përkundër një fushate të gjerë mediatike të KSHZ-së dhe njoftimin përmes postës të votuesve të kontestuar, deri më tani interesimi i tyre është shumë i vogël, duke mos kaluar as numrin 500. “Kemi qenë të vendosur që me çdo kusht të informojmë këta qytetarë, jo vetëm përmes spoteve televizive, por dhe duke i’u dërguar letra me postë në adresat që kanë në listën zgjedhore. Përkundër kësaj fushate të gjerë të KSHZ-së, deri më tani interesimi ka qenë i vogël dhe nuk arritur as 500 shifra e tyre”, thotë Jakupi. Kur jemi tek diaspora, Jakupi tregon shifra shqetësuese nga paraqitja e shqiptarëve, duke mos kaluar 3 mijëshin, ndërsa për të qenë fitues një deputet në diasporë, duhet të grumbullojë së paku 6478 vota. “Sipas informatave të mia, nga 12 mijë sa janë paraqitur deri më tash në diasporë, numri i shqiptarëve nuk ka kaluar 3000. Megjithatë, ditëve të fundit votuesit po paraqiten me ritëm të shpejtë, duke shpresuar se deri të premten numri i shqiptarëve të kalojë shifrën 6500, ku të paktën të mund të nxirret një deputet, me kusht që të jemi më të organizuar dhe të vëmendshëm ne si shqiptarë”, thekson Jakupi. Siç shtoi ai, deri të premten po presin edhe partitë politike që të respektojnë afatin për dorëzimin e listave të deputetëve. “Të premten në ora 24 skadon afati për dorëzimin e listave të deputetëve. Presim që partitë politike, koalicione parazgjedhore apo iniciativat… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

 

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm