Dhjetë ditë pas përmbytjeve katastrofike në Valencia të Spanjës, 78 persona rezultojnë ende si të zhdukur, publikoi Qeveria në platformën Iks
Shifra e mëparshme e personave të zhdukur nga përmbytjet arriti në 93. Ndërsa sipas shifrave zyrtare numri i viktimave është 219 persona. Në zonën e Valencias u gjetën gjithsej 211 persona, ndërsa tetë trupa të tjerë të pajetë u gjetën në zonat fqinje të Kastilia-La Mança dhe Andaluzisë.
Stuhia vazhdon, kështu që mbrëmë reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në Kataloni dhe në ishullin Majorka.