Administrata e Presidentit Trump anuloi të enjten vendimin për ngrirjen e fondeve federale, më pak se dy ditë, pasi nxiti paqartësi të gjerë dhe sfida ligjore, në të gjithë vendin.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Zyra për Menaxhimin dhe Buxhetin tërhoqi urdhrin të mërkurën përmes një njoftimit të shkurtër që i dërgoi agjencive dhe departamenteve, por nënvizoi se urdhrat ekzekutivë të Presidentit Trump që kanë si objektiv shpenzimet federale në fusha si diversiteti, barazia dhe përfshirja si dhe ndryshimet klimatike, vazhdojnë të jenë në fuqi.
Zyrtarët e administratës thanë se vendimi për ndalimin e huave dhe ndihmave ishte i nevojshëm për të kryer një proces rishikimi për t’u siguruar që shpenzimet përputhen me urdhrat e fundit ekzekutivë të zotit Trump.
Urdhri ishte planifikuar të hynte në fuqi në orën 17:00. të së martës, por u pezullua nga një gjykatës federal të paktën deri të hënën pas një seance gjyqësore urgjente të kërkuar nga grupet jofitimprurëse që marrin fonde federale.