E mërkurë, 9 Korrik, 2025
22.8 C
Skopje

Shtëpia ku do të jetojë Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë (FOTO)

Barack e Michelle Obama me fëmijë do të jetojnë në një shtëpi në Pensilvani, pasi të largohen nga Shtëpia e Bardh, në fund të këtij viti, transmeton koha.net. Ata do të jetojnë në një shtëpi me qira derisa vajza e tyre më e re, Sasha, të përfundojë shkollën e mesme. Kjo shtëpi ishte listuar për t’u shitur për 5.3 milionë dollarë, para se të dilte në treg në maj. Edhe pse shtëpia e ardhshme është më e vogël se e tanishmja, ajo gjendet në një zonë shumë të pëlqyer të kryeqytetit të SHBA-së. Shtëpia e tyre e re është ndërtuar në vitin 1928, ka nëntë dhoma gjumi, dy kuzhina e shumë hapësirë për tu relaksuar. Shtëpia është duke u dhënë me qira për Obaman, nga Joe Lockhart, ish-sekretari i shtypit të presidentit Bill Clinton.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm