E shtunë, 14 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

“Shtetrrethim” në Elbasan, policia merr nën kontroll stadiumin

Policia e Elbasanit ka marrë nën kontroll stadiumin “Elbasan Arena” që prej ditës së djeshme duke mos lejuar hyrjen në impiant të asnjë personi të paautorizuar. Këto masa ekstreme vijnë si pasojë e situatës alarmante në lidhje me zhvillimin e ndeshjes, e cila u zhvendos nga Shkodra në Elbasan për shkak të rrezikut të ndonjë sulmi terrorist.

Pas vendimit të FIFA-s për ndryshimin e stadiumit, forcat e rendit në Shqipëri po ndërmarrin çdo masë të mundshme për të siguruar mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Ky është një rast i paprecedent për Shqipërinë, teksa asnjëherë më parë nuk është vënë në diskutim zhvillimi normal i një ndeshjeje si pasojë e kërcënimit nga terrorizmi. (Panorama)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm