Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, ndodhet në udhëtim zyrtar në Gjermani, i cili me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, “Zyra e Hapësirës Kibernetike dhe Politikave Digjitale”, në George C. Marshall Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë në Gjermani, po ndjek seminar mbi diplomacinë kibernetike dhe diskutojnë sigurinë kibernetike në botë dhe sfidat më të fundit në këtë sferë. Ministri Aliu, në këtë seminar u ndal në masat që duhet të merren për një mjedis të sigurt kibernetik.
“Përforcimi i sigurisë kibernetike, veçanërisht në këtë periudhë, kur lufta teknologjike po sofistikohet e po bëhet gjithmonë e më ‘e ashpër’, kthehet çdo ditë në një sfidë, e cila kërkon gjithmonë vëmendje, angazhim e bashkëpunim”.
Ai gjithashtu theksoi se, një mjedis i sigurt kibernetik nuk funksionon pa bashkëpunim dhe pa mekanizma përkatës. “Sfidat në fushën e sigurisë kibernetike, janë ‘të papritura’, sulmet mund të jenë të brendshme apo të jashtme dhe nuk bëjnë dallim mes vendeve shumë të mëdha apo të vogla. Ne, të gjithë gjendemi në pozitën e njëjtë. Prandaj, vetëm përmes bashkëpunimit, investimeve serioze dhe duke ndërtuar plan strategjik me masa konkrete, duke përfshirë buxhet të dedikuar në teknologji të avancuara dhe burime njerëzore për zhvillimin e këtij sektori, ne mund t’u përgjigjemi sfidave të së ardhmes”, përfundoi Aliu.