E mërkurë, 18 Qershor, 2025
23.8 C
Skopje

Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Koresë së Jugut dhe Jordanisë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Koresë me seli në Sofje, Kim Dongbae.

“Duke i shprehur mirëseardhje ambasadorit Dongbae, ajo ka shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimit konstruktiv mes dy shteteve, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019. Ajo vlerësoi se ekziston vullnet dhe përkushtim për shfrytëzimin e potencialeve dhe intensifikimin e bashkëpuninimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë”, informojnë nga kabineti i presidentes.

Presidentja e ka potencuar rëndësinë nga zhvillimi i bashkëpunimit, duke potencuar se ekonomia koreane ofron mundësi të mëdha për partneritet në disa sfera, posaçërisht në teknologjinë informatike, digjitalizimin dhe burimet e rinovueshme të energjisë, ndërsa nga ana tjetër, shteti i jonë me lokacion strategjik në zemrën e Ballkanit, ofron kushte të volitshme për investitorët dhe kompanitë koreane.

Ajo ka shfaqur bindje dhe gatishmëri për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në planin multilateral, posaçërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Vendet e vogla dhe të mesme, sipas saj, duhet të veprojnë të bashkuar, mund të ofrojnë dituri dhe meritojnë të kenë rol më të fuqishëm në vendosjen e çështjeve globale.

Të dytë, siç thuhet në kumtesë, e kanë theksuar nevojën që së bashku të punojnë në hapjen e ambasadave reziudente në Shkup dhe Seul.

Siljanovska-Davkova, në frymën e parimit të reciprocitetit, ka kërkuar të hiqen vizat për qytetarët tanë, duke marrë parasysh faktin se për qytetarët e Koresë së Jugut nuk nevojiten viza për udhëtim në vendin tonë.

Pashtu në të njëjtëmn ditë Presudentja Siljanivska ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Jordanisë me seli në Ankara, Hazem Al-Khatib Al-Tamimi.

“Duke i dërguar përshëndetje të ngrohta mbretit të Jordanisë, Abdullahu i Dytë si dhe deri tek populli mik jordanez, ajo vlerësoi se të dy vendet ndajnë të njëjtat vlera qytetëruese: ruajtjen e paqes dhe sigurisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, luftën kundër terrorizmit, si dhe ato që lidhen me ekologjinë, burimet e energjisë së rinovueshme dhe zhvillimin ekonomik”, informojnë nga kabineti i presidentes.

Ceremonia e sotme shënon një kapitull të ri në forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore. Presidentja beson se dialogu i intensifikuar politik, veçanërisht periudhën e fundit, do të njihet nga biznesmenët dhe sipërmarrësit jordanezë, të cilët do të përfitojnë nga të gjitha përfitimet që qeveria e Maqedonisë u ofron investitorëve të huaj.

“Ambasadori i Jordanisë shprehu gatishmërinë e tij për të bërë përpjekje maksimale për të hapur të gjitha horizontet e bashkëpunimit dhe për të krijuar bazë ligjore për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ai theksoi se të dy vendet besojnë se nuk është madhësia e një vendi apo numri i popullsisë së tij që ka rëndësi, por kapitali njerëzor dhe ndikimi që njerëzit lënë kudo që janë”, informojnë nga kandidati presidencial.

Në prag të shënimit të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, si dhe gatishmërinë për zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të tij.

Duke i uruar një mandat të suksesshëm, të mbushur me realizime dhe projekte, presidentja shprehu besimin se ambasadori Al-Khatib Al-Tamimi do të ketë ndihmë dhe mbështetje të plotë në kryerjen e misionit të tij diplomatik të përgjegjshëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm