Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka pasur takime me Gjorgji Cuckovskin drejtorin e Institucionit Nacional “Vera e Ohrit”.
Siç njoftuan nga kabineti i presidentes, duke e uruar Cuckovskin për zgjedhjen e tij drejtor të këtij festivali të njohur ndërkombëtar, ajo ka shprehur besim se me karrierën e tij të pasur muzikore dhe si drejtor i parë i Operës dhe Baletit Kombëtar, do të kontribuojë në avancimin e vlerave dhe kritereve artistike dhe estetike të “Verës së Ohrit”.
Si mbështetës tradicional të këtij manifestimi më të vjetër muzikor e skenik në vend, presidentja Siljanovska-Davkova u njoh me përgatitjet dhe risitë e edicionit të ardhshëm të 65-të të “Verës së Ohrit”, ku pritet të ketë një program artistik të lartë me përmbajtje moderne dhe kreative.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për mundësitë dhe mënyrat e zhvillimit të mëtejmë të festivalit, me qëllim të arritjes së arritjeve edhe më të larta në skenën kulturore ndërkombëtare dhe promovimin e përgjithshëm të vendit.