E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-4.2 C
Skopje

Siljanovska para korit diplomatik: BE-ja më pak të urdhërojë, më shumë të bind!

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka deklaruar se anëtarësimi në BE ka qenë dhe mbetet interesi dhe prioriteti më I lartë shtetëror maqedonas.

Gjatë takimit tradicional me korin diplomatik në vend, ajo I dërgoi edhe një mesazh Brukselit, duke pohuar se BE-ja duhet më pak të urdhërojë e më shumë të bind.

“Nëse Ballkani Perëndimor është “Thembra e Akilit” për politikanët perëndimor, atëherë duhet të kujdesen që të mos goditet nga ndonjë armë. Dëshiroj që në emër të të gjithë qytetarëve, me krahët e Agjendës Reformuese të evropianizohemi sipas modelit të Kopenhagës. Ballkani është pjesë natyrale e Evropës, anëtarësimi do të jetë motiv I fuqishëm për ndryshime demokratike në rajon, që në mënyrë të përhershme do t`i japë fund rrezikut të destabilizimit. Në shekullin 21, në kohën kur ekzistojnë OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Gjykata Penale Ndërkombëtare, Këshilli i Evropës, Gjykata e Strazburgut, BE-ja, është hipokrizi të përsëritet dhe të veprohet sipas formulës; të fuqishmit e bëjnë atë që munden, kurse të dobëtit atë që e kanë patjetër” – ka deklaruar Presidentja Siljanovska gjatë fjalimit me rastin e pritjes tradicionale vjetore për korin diplomatik në vend” – tha Siljanovska. (tvklan.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm