E hënë, 25 Nëntor, 2024
1.8 C
Skopje

Siljanovska shprehet e prerë: Ndryshimet kushtetuese nuk janë të domosdoshme!

Maqedonia po merr mbështetje të fuqishme ndërkombëtare për pozitën e saj në kontestin me Bullgarinë, deklaroi Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në brifingun e sotëm me mediat. Sipas saj, vendi qartë i ka prezantuar argumentet e takimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe para përfaqësuesve të BE-së. Si shembuj të mbështetjes, presidentja veçoi “Grupin e Vishegradit” dhe Belgjikën.

“Ju keni bërë mjaft, tani është radha jonë”, kanë qenë mesazhet. Presidentja Siljanovska është shprehur në mënyrë kategorike se ndryshimet kushtetuese nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Bullgarinë, duke potencuar se kërkesa të tilla paraqesin implikime në punët e brendshme të Maqedonisë. “Vetëm monarku absolut mund të premtojë ndryshime kushtetuese. Maqedonia është demokraci parlamentare dhe një gjë e tillë është e pamundshme pa një konsensus të gjerë politik dhe publik”, ka theksuar presidentja Siljanovska.

Ajo ka dënuar presionet eventuale ndaj deputetëve, duke i krahasuar me zhvillimet rreth Marrëveshjes së Prespës.

Lidhur me takimin me Presidentin bullgar Rumen Radev në Baku, Siljanovska deklaratën e tij e vlerësoi si për “përdorim të brendshëm”.

Sipas saj, biseda është zhvilluar në kahje tjetër, kurse Radevi nuk ka reaguar në vërejtjet e saj se ndryshimet kushtetuese nuk parashihen me marrëveshjen. Presidentja ka konfirmuar se është dakorduar vizita zyrtare e Radevit në RMV, me detaje që për momentin po harmonizohen.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm