E enjte, 23 Janar, 2025
3.8 C
Skopje

Siljanovska vendos veto për Dekretin i cili parashikon licencat në çerdhet të jenë në dy gjuhë

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka nënshkruar Dekretin për hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.
Sic meësohet, për këtë veprim, presidentja e ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Se Davkova ka vendosur veto ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve e konfirmuan edhe nga LSDM-ja, nga ku bënë thirrje që qeveria të heqë dorë plotësisht nga ndryshimet në Ligj, të cilat, sipas tyre, nuk janë kushtetuese dhe janë miratuar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
“Ne e përshëndesim mosnënshkrimin e Dekretit nga ana e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me çka hapet kjo mundësi, dhe kërkojmë nga qeveria që të tërhiqet nga synimet për shkak të dispozitave të diskutueshme që përmban. Neni 9 dhe Neni 10 i Projektligjit për ndryshim, i propozuar nga Qeveria, nënkupton futjen e licencave dygjuhëshe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Është kontestuese se ky segment rregullohet me një ligj tjetër që përcakton përdorimin e gjuhëve, por edhe me Kushtetutën e shtetit.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm