E premte, 8 Nëntor, 2024
10.8 C
Skopje

Sindikata e policisë kërkon rritje të pagave për 15 për qind

Sindikata e policisë kërkon rritje të pagave për 15 për qind, duke filluar nga janari. Kryetari i Sindikatës, Orce Kocevski sot në deklaratë për media tha se paga themelore e një polici në këtë moment është 16.332 denarë.

“Rritja e pagave për 15 për qind, duke filluar nga janari i vitit 2024 të jetë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për çka vlerësojmë se MPB-ja është e aftë për rritjen e pagave nga buxheti i saj, respektivisht para për paga më të larta në këtë moment ka”, tha Kocevski, duke shtuar se nuk heqin dorë as nga kërkesa një euro, një pikë.

Në pyetjen se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Sindikatës nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e tyre, Kocevski ka shfaqur shpresë se ministri i Punëve të Brendshme do ta kuptojë kërkesën dhe duke filluar nga ky muaj, do ta rritë pagën minimum për 15 për qind, por nëse kjo nuk ndodh, nuk përjashtohet organizimi i protestës.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është shkelur siguria e nëpunësve policorë, të cilët, siç u tha, druajnë në terren të përdorin shkopinj gome në vetmbrojtje, Kocevski tha se Kontrolli i brendshëm i MPB-së shpesh herë pabazë suspendon nëpunës policorë dhe me këtë humbet besimi tek ata. Zgjidhja për këtë problem, sipas Kocevskit, është riorganizimi i plotë i MPB-së dhe kthimi i profesionalizmit në polici.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm