Shkup, 11 nëntor – Sindikata e Maqedonisë zbulon se në Stacionin Kufitar Policor në Çashkë, policia nuk i ka as kushtet elementare dhe as siguri. Ata theksojnë se policia.
“Nuk ka ujë për pije, nuk ka derë hyrëse, nuk rampë – kontrollë për hyrje dhe dalje nga stacioni, nuk ka ndriçim – disa pjesë të stacionit janë pa drita dhe në errësirë, nuk ka karrige, nuk ka automjet operativ edhe pse disa herë BE dhe Ambasada e Gjermanisë ka dhuruar automjete pikërisht për policinë kufitare dhe të njëjtat përdoren për shërbimet tjera në ministri, nuk ka ngrohje, as uniforma kurse në objekti nuk është bërë dezinfektimi, ka minj dhe e gjithë kjo ndikon në shëndetin dhe funksionalitetin e zyrtarëve policorë”, thonë nga kjo sindikatë.
Ata shtojnë Stacioni Kufitar Policor është objekt i nivelit të parë që bën kontrollin dhe sigurimin e linjës kufitare me Kosovën, ndërsa udhëheqësve të ndrimit, pa bazë u janë marrë kompetencat.
“Këto janë disa nga kushtet e papranueshme me të cilat ballafaqohen zyrtarët policorë gjatë orarit të punës. U bëjmë thirrje partnerëve strategjik të MPB-së, faktorin ndërkombëtar, OSBE-së, përfaqësive diplomatike që të bëjnë revizion dhe nga afër të njihen me problemet dhe mungesat që kontribuojnë në mosfunksionalizimin e kufirit shtetëror”, thonë nga kjo sindikatë.