E hënë, 17 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Sipas Intelegjencës gjermane Koronavirusi ka origjinën nga një laborator në Vuhan të Kinës!

Sipas Shërbimit gjerman të intelegjencës (BND), koronavirusi, i cili u përhap në mbarë botën pesë vjet më parë dhe e bllokoi jetën në shumë vende, e ka origjinën nga një laborator në Vuhan të Kinës.

“BND posedon prova të qarta se virusi Sars-CoV-2 e ka origjinën nga Instituti i Virologjisë në Vuhan, publikuan mediat gjermane dhe zvicerane.

BND kishte prova që në vitin 2020 se koronavirusi është përhapur në të gjithë qytetin, dhe më vonë në të gjithë botën, për shkak të një “aksidenti laboratorik”. Rezultatet e hulumtimit të BND-së i dinte edhe kancelarja e atëhershme gjermane Angela Merkel, e cila, sipas raportimeve të mediave, pengoi publikimin e këtyre të dhënave, ashtu si edhe pasardhësi i saj Olaf Sholc.

Zëdhënësja e qeverisë gjermane ka refuzuar sot të komentojë lajmet e mediave, duke shpjeguar se qeveria nuk komenton publikisht punën e shërbimeve sekrete.

Gazeta zvicerane “Noje cueriher cajtung” (Neue Zuericher Zeitung) publikoi se të dhënat me të cilat disponon BND iu dhanë një grupi shkencëtarësh për ekzaminim. Megjithëse rezultatet zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore nuk janë publikuar, thuhet se shkencëtarët janë ende të ndarë për teorinë e origjinës së virusit.

Sipas ekspertëve, mungon “prova përfundimtare” se virusi ka origjinën në një laborator. Një numër i madh i tyre besojnë se virusi është transmetuar nga fermat e kafshëve te njerëzit.

“Shkencëtarët kinezë kanë mekanizma për të siguruar prova se virusi është me origjinë natyrore, por deri më tani ata nuk kanë publikuar një studim të vetëm që do ta vërtetonte këtë”, theksoi një nga virologët më të famshëm gjerman, Kristian Drosten

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm