E martë, 25 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Situata në Veri, VV kundër Ramës: Zbatoje Kushtetutën e Shqipërisë, merri seriozisht kërcënimet e Vuçiçit ndaj Preshevës

Arbër Zaimi dhe Dejona Mihali, anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar me anë të postimeve në profilet e tyre sociale në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Rama sa i përket tensioneve në Veri.

Arbër Zaimi i bëri thirrje Kryeministrit Rama të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe të marrë seriozisht kërcënimet që Vuçiç ka bërë së fundmi ndaj Preshevës.

“KFOR-i të marrë nën kontroll sigurinë në Luginë!

Kërkesë për Edi Ramën:

Të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe të marrë seriozisht kërcënimet që Vuçiqi ka bërë së fundmi ndaj Preshevës, pra të kërkojë urgjentisht vendosjen e trupave të KFOR-it në Luginën e Preshevës, në mënyrë që të shmanget edhe mundësia më e vogël për hakmarrje ndaj shqiptarëve për terroristët e vrarë në Kosovë.

Arbër Zaimi

Ndërkohë, anëtarja tjetër e Kryesisë së VV, Dejona Mihali, ka kërkuar që Kryeministri Rama të heshtë për disa ditë, pasi sipas saj, kjo do të ishte ndihma më e madhe e dhënë prej tij në këto momente për Kosovën.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës.

Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën.”

Dejona Mihali

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm