Edon Shileku theu tabu në Big Brother VIP Kosova duke u bërë i pari ‘drag queen’ në një format televiziv.
Ai nga prime në prime, herë prezantohej si Victoria e herë si Edoni. E një gjë e tillë nuk do të ndodhë më!
Aktori i njohur ka hequr dorë së pasuri alter egon e tij Victoria Owns.
“Për mua momentalisht ky është kapitull i mbyllur. Viktoria ka qenë një personazh që më ka ndihmuar të shëroj shumë trauma të mijat, si dhe kam arritur që përmes kësaj kauze të ndihmoj shumë njerëz që e shohin vetën të tillë. Nuk e ndjej më atë cfarë Victoria përfaqëson.”
Edoni gjithashtu tha se këtë nuk e ka bërë për vëmendje si dhe tutje dëshiron të vazhdojë me muzikë.
Ai nuk la pa përmendur se është ndarë edhe nga e dashura, për të cilën ai tha se gëzon respekt dhe se arsyja e ndarjes është konsumimi i dashurisë.