E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Skamje ekstreme në familjen Mustafa

Problemet sociale në vendin tonë janë të shumta. Por, mes tyre ka edhe familje të cilët ballafaqohen me një varfëri ekstreme. Në fshatin Sencë të Rekës së Epërme, në një varfëri të skajshme jeton  edhe familja e Ismail Mustafës. Ajo është nëntë anëtarësh dhe përpiqet në kushte teje të rënda malore të mbijetojë. Problemi kryesor i kësaj familja është kafshata e bukës. Këto ditë vizituam këtë fshat, në të cilin kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarë të konfesionit musliman dhe ortodoks. Fshati ka mbi 30 shtëpi, por jetojnë vetëm pesë familje. Kushtet tejet të rënda kanë detyruar pjesën dërmuese të banorëve të migrojnë. Vizituam familjen e Ismailit, e cila na pret me një dashuri të madhe, por kushtet e rënda në të cilët jeton, të detyrojnë të përlotesh . Familja nëntë anëtarësh e Ismail Mustafës është strehuar në një kasolle me një varfëri ekstreme, në një dhomë të vetme me mure të plasaritur, dysheme e lagur dhe strehë që mbahet falë shtyllave që të kujton poemat e mjerimit të Migjenit, pa asnjë ndihmë nga shteti  dhe mundohet të mbajë gjallë frymën e 7 fëmijëve. Fëmijët jetojnë në gjendje teje të vështirë pasi që shumë herë ata i zë gjumi të uritur e të zhveshur. Në këto kushte jeton familja e Ismail Mustafës. Jeta e kësaj familje është vështirë të imagjinohet. Kryefamiljari është i sëmur dhe fëmija më i madh është vetëm 13 vjet. Ai duhet të kujdeset për familjen, të sigurojë dru për nxehje. Mungojnë orenditë shtëpiake, pa një dollap, pa një çezmë e mos të flasim për televizor, që për këtë familje është vetëm një ëndërr. Familja nëntë anëtarësh jeton vetëm me të hollat që marrin nga fëmija i tretë. Familja, edhe pse është shumë anëtarësh jeton vetëm në një dhomë dhe mbijeton nga një lopë e cila kryesisht përdoret për furnizimin e familjes me qumësht… (më gjerësisht në numrin e sotëm në gazetën KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm