Deklarata e sotme e kryeministrit Micksoki se Kryeprokurori nuk do të preket me arsyetimin se do të lihet i lirë që të hetojë rastin e tragjedisë në Koçan, për Kryetarin e Lëvizjes Populli njëkohësisht dhe deputetin Skënder Rexhepi Zejd paraqet kapje të Prokurorisë nga ana e Mickoskit. Në një postim në profilin e tij në Facebook Skënder Rexhepi thotë se ky gjest i Mickoskit përkthehet në mos prekjen nga prokuroria të asnjë nga zyrtarët aktual qeveritar për tragjedinë në Koçan.
Më poshtë postimi i plotë i Skënder Rexhepot-Zeijd
‘’SOT U PA QARTË KAPJA E PROKURORISË NGA KRYEMINISTRI
“𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐮𝐣𝐤𝐮 𝐢 𝐧𝐠𝐨𝐩𝐮𝐫, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞𝐧𝐭ë 𝐧ë 𝐧𝐮𝐦ë𝐫” – kjo thënie i përshtatet më së miri Mickoskit dhe Kocevskit, sepse të dy janë vënë në shërbim të shpëtimit të lëkurës së tyre si rezultat e një marrëveshje të fshehtë dhe të errët mes tyre…
– Mickoski deklaroi se, nëse prokuroria e bën punën siç duhet, do të pezullohet shkarkimi i Kocevskit – që do të thotë, përkthyer ndryshe, se asnjë zyrtar i qeverisë aktuale nuk duhet prekur nga kjo prokurori. Në anën tjetër, për të shpëtuar veten, Kocevski e pranon këtë marrëveshje pa kushte…
Por të dy “harrojnë” se në thënien “edhe ujku i ngopur, edhe dhentë në numër”, dikush patjetër duhet të bëhet kurban. Dhe në rastin e tragjedisë së “diskotekës Koçan”, të dy po e bëjnë kurban DREJTËSINË për vrasjen e 59 të rinjve..
𝐄 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐣𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐬𝐨𝐭 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐨𝐫ë𝐡𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐞 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐜𝐞𝐯𝐬𝐤𝐢𝐭 – 𝐚𝐬𝐠𝐣ë 𝐦ë 𝐩𝐚𝐤.