E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Skitarja Kiana Kryeziu e gatshme për Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026

Skitarja e talentuar, Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm, ka përmbushur 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026!

Ky është një moment historik dhe i rëndësishëm për Kianën, si dhe për skitën kosovare në përgjithësi. Përmes angazhimit të palodhur dhe dëshirës për t’u përmirësuar, ajo ka arritur të shënojë një hap të madh në rrugëtimin e saj drejt pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ky sukses është i rëndësishëm jo vetëm për Kianën, por edhe për sportin e skijimit në Kosovë, pasi ndihmon në rritjen e interesit dhe infrastrukturës për këtë disiplinë. Federata Skitare e Kosovës ka shpallur këtë arritje si një moment të paharrueshëm, duke theksuar se ky është një progres i madh për sportin, duke u shprehur se një numër i konsiderueshëm sportistësh kosovarë mund të ndjekin këtë shembull dhe të synojnë mundësitë për pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare.

”Një tjetër lajm i shkëlqyer! Skitarja e përfaqësueses së Kosovës dhe njëherish anëtarja e klubit PRO ONE PR01, Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm ka arritur të përmbushë 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026! Kiana po vazhdon përpjekjet për të siguruar norma edhe në disiplinat e tjera: Sllallom, Super G dhe Lëshim (Downhill).

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm