E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Skocia i jep fund urisë!

Qeveria skoceze po mendon t’i shtojë ligjeve kombëtare për të drejtat e njeriut edhe “të drejtën për t’u ushqyer” . Kjo vjen pas një numër rekomandimesh duke u frymëzuar nga raporti i Grupit të Pavarur të Punës për varfërinë dhe ushqimin në fillim të këtij viti, shkruan “The Independent”. Grupi tha se kjo e drejtë në vetvete do të thoshte qeveria dhe organet e tjera publike do ta kenë për detyrë t’u sigurojë të gjithëve ushqim të përshtatshëm dhe të përballueshëm. “Qeveria skoceze do të jetë e përgatitur për të sfiduar ligjërisht zbatimin e politikave dhe shpërndarjen e burimeve në këtë drejtim, brenda kufijve të kompetencave të saj ekzistuese”, tha raporti i tij. Masa të tjera të rekomanduara nga grupi dhe të pranuara nga Qeveria përfshijnë futjen e një sistemi për të matur sigurinë e ushqimit në Skoci duke i bërë thirrje Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar në uljen e rrezikut të sanksioneve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm